Pse e bëri asistentën e tij drejtoreshë të Kulturës? Flet Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë tri emërime të reja në komunën që drejton, dy drejtorë të rinj dhe shefin e kabinetit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Lladrovci ka folur ekskluzivisht për Veriu.info duke dhënë arsyet e këture emërimeve.

Kulturën, Rininë dhe Sportin do ta drejtojë Enkela Dema që më parë kishte shërbyer si asistente ekzekutive dhe shefe e kabinetit.

Lladrovci ka thënë se performanca e Demës në postet e mëhershme dhe në degën e partisë demokratike janë arsyet për emërim në pozitën e drejtoreshës.


Foto: Enkela Dema

“ Znj. Enkela Dema ka qenë nga dita e parë, anëtare e kabinetit tim në Komunë. Bashkëpunimi me të ka qenë i shkëlqyer dhe vazhdon të jetë. Nga Asistente ekzekutive, ajo është avancuar në Shefe të Kabinetit e nga kjo pozitë, tash është emëruar Drejtoreshë. Sa i takon meritave për emërim, ato janë të lidhura me punën e znj. Dema në postin shumë të rëndësishëm në Kabinet.” – ka thënë Lladrovci për Veriu.info.

Emërimi i dytë është Lauret Thaçi që do të drejtojë Administratën, kurse shef kabineti është emëruar Skender Berisha.

“ Dy emërimet tjera janë po ashtu kuadra të dëshmuar, znj. Laureta Thaçi, ka qenë drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, tash do ta kryej punën e Drejtoreshës së Administratës, po ashtu, jam shumë krenar me performancën e saj.

Ndërsa sa i takon emërimit të Skënder Berishës, ai është mik imi nga vitet ’80 e deri sot, njëherësh ai është shok i dy shokëve të mi, Hashimit e Kadriut, i dëshmuar për performancë të shkëlqyer në detyrat e deritashme.” – ka thënë Lladrovci.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën 8-vjeçarja, disa të lënduar