Pse disa tableta nuk duhet të ndahen përgjysmë

Disa lloje tabletash nuk duhet të ndahen përgjysmë për shkak të efektshmërisë në organizimin e njeriut.

Njohësja e çështjeve të farmacisë, Melody Berg, deklaroi se disa tableta mund të ndahen përgjysmë, por gjithmonë nisur nga rekomandimi i mjekut. Ajo tha se tabletat që mund të ndahen, kanë një vijë ndarëse në mes, shkruan “Safemedication”.

“Shumë medikamente, si ato për kolesterol dhe për depresion mund të përgjysmohen. Si rregull i përgjithshëm, nëse tableti ka një vijë në mes, ai mund të ndahet. Sigurohuni që të bisedoni me farmacistin tuaj para se t’i ndani ato. Viza në mes të pilulës iu tregon gjithashtu se ku është mesi i saj, në mënyrë që të ndahet në mënyrë precize”, deklaroi Berg.

Sipas Berg, disa pilula, si ato të kimioterapisë, hollueset e gjakut apo medikamente të tjera, nuk duhet të ndahen përgjysmë, pasi sipas saj, nuk japin efektin e nevojshëm.

“Përdorni një ndarës të pilulave, i cili është mjet i veçantë i krijuar për t’i prerë pilulat. Mos përdorni thikë kuzhine apo gërshërë. Ndani pilulat një nga një sepse disa ilaçe humbasin efektivitetin e tyre nëse ekspozohen në ajër, pasi të ndahen”, u shpreh ajo.

Lexo edhe:  E rrallë, 30-vjeçarja ngel shtatzënë dy herë brenda 28 ditëve dhe e kuptoi këtë vetëm pasi lindi 2 vajza