Protestuesit serbë shajnë NATO-n pasi shohin ushtarët amerikanë në kufi

Protestuesit serbë me maska në veri të Kosovës kanë brohoritur “Fuck NATO”, duke sharë kështu misionin e KFOR-it, i cili po qëndron pak metra më larg, në anën tjetër nga kufiri i Jarinjes.

Të njëjtit, pasi dogjën pankartën me mbishkrimin “Marrëveshja e Brukselit”, dhe ekspozuan hartën e Kosovës me flamurin serb, kanë nisur edhe brohorimat.

“Fuck NATO.” – kanë qenë disa prej tyre, sipas pamjeve live nga faqja “Srbin.info”.

Ndërkohë, një numër i madh i personave është mbledhur afër kufirit në Jarinjë.

Më herët, mediumi serb “Kossev” raportoi se personat që po protestojnë vijnë nga Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi.

Lexo edhe:  Tentoi ta korruptonte policin në kufi me 10 euro, aktakuzë ndaj të riut që kërkohej nga Shqipëria