Eskalon situata: Protestuesit serbë thyejnë kordonin policor e nisen drejt kufirit

Një grup i protestueseve e kanë kaluar kordonin e policisë së Serbisë dhe janë nisur drejt pikës kufitare në Jarinjë.

Sipas pamjeve live nga “Srbin.info”, shihet se situata aktualisht është mjaft e tensionuar dhe protestuesit janë shumë afër kufirit, duke tentuar të futen në Kosovë.

Pas eskalimit është formuar një kordon i Njësive Speciale të policisë serbe për ta parandaluar eskalimin tutje.

Policia serbe pastaj ka arrestuar një nga protestuesit i cili e ka kaluar kordonin e policëve të rendit të Serbisë.

Lexo edhe:  Reshjet e borës, shtyhen dy ndeshjet e sotme të Superligës në futboll