Protesta të mëdha pro-Palestinës në Angli e Skoci

Qindra mbështetës të Palestinës zhvilluan protesta në disa qytete të Anglisë dhe Skocisë, në një kohë kur Izraeli po nis kundërofensivën e tij tokësore kundër Hamasit në Gaza.

Protestat më të mëdha u regjistruan në Glasgou dhe Manchester, ku pjesëmarrësit arritën në disa mijëra.

Manifestimi u shoqëruar nga forca të mëdha policie, dhe fatmirësisht gjatë tij nuk u raportua asnjë incident.

Të pranishmit mbanin në duar parulla pro Palestinës dhe kërkonin reagimin e komunitetit ndërkombëtar, për atë që ata e cilësojnë si mizori të qeverisë izraelite.

Lexo edhe:  Ekzekutohet 49 vjeçari në SHBA, ishte i dënuar me vdekje pasi kishte përdhunuar dhe mbytur një 9 vjeçare