Protesta për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët përplasen me policinë: Hiqni kapelet, bashkohuni me ne

Qytetarët në protestë janë përplasur me efektivët duke çarë kordonin e tyre.

Me thirrjet:“Hiqni kapelet, bashkohuni me ne!”, “Çuçi jep dorëheqjen”, protestuesit e kanë zhvendosur kordonin e policisë në hyrjen e ministrisë.

Situata ka sjellë dhe frikë te fëmijët e pranishëm që kanë nisur të qajnë. Përplasja ka zgjatur pak minuta, teksa policia është vendosur gardh për të mos lejuar avancimin e protestuesve.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.

Lexo edhe:  Dy pitbulla terrorizojnë një fshat të Suharekës, kanë mbytur disa qen të tjerë, askush s’e di kush i ka lëshuar