“Propaganda vs realiteti”, Dardan Molliqaj krahason fotografitë e Kurtit mbi Urën e Ibrit

Kryetari i PSD-së e ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Kryeministrit Albin Kurti, Dardan Molliqaj, ka “dekonstruktuar” fotografinë e shpërndarë nga pushteti, ku Kurti shihet që ecën veç me ministrin e tj Erden Atiq, duke mbajtur nga një çadër në duar mbi Urën e Ibrit në veri të vendit.

Molliqaj ka publikuar një fotografi të po asaj vizite, por nga një kënd tjetër ku shihen të paktën edhe pesë shoqërues të tjerë së bashku me Kurtin. Disa nga ta kanë të veshur unifromat e mbrojtjës së afërt të Kryeministrit.

Lexo edhe:  Para false gjithandej: Tri banka brenda një dite raportojnë rastet në Polici, konfiskohen mijëra euro