Pronari i “Shell” Lulzim Kryeziu ka lënë një letër para se t’i jap fund jetës

Dje në fshatin Mleqan të Malishevës është gjetur i varur afaristi Lulzim Kryeziu. Paparaci.com ka raportuar  për rastin nën dyshimet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se Kryeziu ka lënë një letër përpara se të kryente aktin e vetëvrasjes.

Kryeziu, i cili dyshohet se i dha fund jetës në një nga bizneset e tij në fshatin Mleqan të Malishevës ka lënë një letër të shkruar  e cila tashmë është në duart e Prokurorisë dhe nuk dihet përmbajtja e saj ka marrë vesh

Sipas versionit zyrtar të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”. Prokuroria kanë deklaruar se: “Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, duke njoftuar se trupi i pajetë i afaristit është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Vdes një 38 vjeçar, ra nga ndërtesa ku po punonte