Pronari i “Prima Pizza” në Pejë në intensivë, pësoi plagë të rënda si pasojë e kontaktit me rrymën

Familja Kolgjeraj nga Peja po përjeton një rast të rëndë. Kryefamiljari i tyre, pronari i “Prima Pizza”, Lleshi, i njohur si mjeshtri i picave, ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai pësoi plagë të rënda për shkak të kontaktit me rrymën, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se Llesh Kolgjeraj, u pranua në këtë qendër në orët e mbrëmjes të së enjtes dhe gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e rëndë.

Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve të rënda, Kolgjeraj, po  vazhdon të trajtohet në kujdesin intensiv në Spitalin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Besnik Ibraj, drejtor mjekësor i spitalit.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Për rreth një orë e kemi reanimuar dhe kemi arritur t’ia kthejmë ritmin. Pra pas një maratone të reanimimit kardiopulmonar. E kemi referu në repartin intensiv ku ndodhet i intubuar”, tha Ibraj.

Lexo edhe:  Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën