Pronari i marketit “Leka” në Ferizaj gjuan me armë pasi e zbuloi hajnin te lokali, intervenon Policia

Një fenomen mjaft shqetësues janë bërë vjedhjet e shpeshta, sidomos në markete, që po shkaktojnë ankth, pasiguri e humbje.

Për ta parandaluar një rast të tillë, pronari i një lokali u fut në sherr.

Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur në marketin “Leka” në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ku një person dyshohet se tentoi të kryejë vjedhje.

Sipas informacioneve të para, pasi pronari i marketit e ka zbuluar se një person i maskuar ndodhej pranë lokalit, ka gjuajtur me armë në ajër.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Ta njëjtat burime kanë bërë me dije se pronari ka deklaruar se ka shkrepur armën për ta frikësuar personin e dyshuar dhe jo për ndonjë qëllim tjetër.

Për pasojë, i njëjti është futur në telashe pasi ndaj tij është iniciuar rasti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet në drejtim të dy veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”.

Lexo edhe:  Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia