Pronari i byrektores “Parisi” në Mitrovicë do varroset nesër
Familja Sadikaj me datën 13.06.2024 kishte marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Rexhep Sadikaj kishte ndërruar jetë në shtetin e Finlandës, shtet që së fundmi kishte shkuar të jetonte, shkruan Jepi zë.
I ndjeri ishte pronar i byrektores së njohur në Mitrovicë ” Parisi”.
Familja ka konfirmuar për “Jepi zë” se kufoma e të ndjerit është kthyer në Kosovë dhe varrimi do bëhet nesër me datë 22.06.2024 në fshatin Poslishtë të Prizrenit, lokalitet nga vjen familja Sadikaj./ Jepi zë