Prokuroria u bën thirrje të gjithë të dëmtuarve në rastin e Bio Mulakut që të japin deklaratë në Polici

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

Lexo edhe:  Vdes një prej drenicasve më të respektuar, babai i Bekim Kastratit