Prokuroria nis hetimet ndaj punëtorit të OPFAKOS në Pejë që ushtroi dhunë ndaj fëmijës me sindwomën Down

Shoqata Down Syndrome Kosova ka bërë të ditur për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur së fundmi, ku një punëtor i qendrës OPFAKOS në Pejë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije me sindromën Down, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të shoqatës, rasti ka ndodhur gjatë një aktiviteti që është mbajtur në Velipojë të Shqipërisë, më 6 korrik.

Në njoftimin publik, bëhet e ditur se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në hapësirën publike të plazhit në Velipojë, ku dyshohet se I.B ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.

Prokuroria Themelore në Pejë ka deklaruar për Sinjalin se kanë nisur hetimet rreth rastit.

“Me të parë reagimin publik të këtij rasti, Prokuoria e ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në deklaratën Prokurorisë.

Në anën tjetër, prindi i fëmijës, çuditërisht, nuk ka pranuar ta denoncojë rastin.

Lexo edhe:  Arrestohen babë e djalë në Malishevë, u rrahën mes vete pas një mosmarrëveshje