Prokuroria jep detaje – Ja për çka dyshohet Ridvan Muharremi

Prokuroria Speciale ka njoftuar për bastisjet dhe arrestimet e ditës së sotme në Ministrinë e Tregtisë dhe në restaurantin e Ridvan Muharremit, “Bukë e Zemër”.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e tjerë të MINT-it dyshohen për veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’“, thuhet në njoftim e Prokurorisë.

 

Lexo edhe:  Edhe 2 mijë e 300 euro po i duhen kësaj nëne për trajtimin e sëmundjes së djalit të saj