Prokuroria i ngrit aktakuzë një personi 15 vite pas vdekjes

Mbi 15 vite pasi kishte vdekur M.B., i ishte ngritur aktakuza për lidhje të paautorizuar në shërbime nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

M.B. kishte vdekur më 3 nëntor të vitit 2005, ndërkaq aktakuza i ishte ngritur më 23 janar të vitit 2021.

Kurse, gjykatësja e Gjykatës Themelore në Gjilan, Luljetë Shabani, më 27 maj të këtij viti ka marr aktvendim me të cilin e ka pushuar procedurën ndaj të ndjerit M.B., pasi ka pranuar certifikatën e vdekjes së tij.

Sipas arsyetimit të këtij aktvendimi të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë rast gjykata kishte caktuar shqyrtimin gjyqësor më 16 gusht 2018, por që nga fletëkthesa ishte konstatuar se i akuzuari kishte vdekur.

“Për çka, si dëshmi kemi kërkuar nga shërbimi i ofiçarisë certifikatën e vdekjes, por, një kohë të gjatë nuk e kanë sjellur, pastaj, djali i të ndjerit e ka sjellur të njëjtën me vonesë, më datën 26.05.2022, certifikatën me nr. V….., të dt. ……nga Zyra e Gjendejs Civile në Prishtinë, ku shihet se akuzuari M.B ka vdekur më datën 03.11.2005”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.

Lexo edhe:  Fillon ardhja e "infuzionit" të Kosovës, pamje live nga kufijtë