Profesori i akuzuar për ngacmime seksuale mohon akuzat e studenteve
Seanca e Këshillit të Etikës është duke vazhduar me seancën e pestë, ku për herë të dytë është ftuar në dëshmi profesori Xhevat Krasniqi.
Seanca është e hapur dëgjimore, mirëpo ndalohet incizimi.
Xhevat Krasniqi ka thënë se studentet e kanë bërë denoncimin për shkak të dështimit për të kaluar provimin.
Ai ka thënë se “të gjitha shprehjet në ankesë janë shpifje”.
“Të gjitha shprehjet komplimentuese janë shpifje”, ka thënë ai.
Profesori thotë se studentja denoncuese e ka kërcënuar me fjalët “hajt se ki me pa ti, as veten tënde s’ki me njoftë”./e.o/