Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Nga mesi i shtatorit do të shohim një anë tjetër të medaljes

Avokati Ardian Bajraktari e ka kritikuar Gjykatën Speciale për shkelje të të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së gjatë këtyre viteve.

Në emisionin “Ora Shtatë”, ai është shprehur i bindur se nga ky muaj do të shfaqet një anë tjetër e medaljes që kemi parë deri me tani.

Sipas tij, në fazën e paraqitjes se dëshmitarëve të mbrojtjes do të argumentohet e kundërta e asaj që është parë deri më tani.

“Është caktuar, le të themi orientimisht, procesi i stërgjatur dhe me jo pak shkelje, dhe kjo nënkupton që nga mesi i shtatorit dhe tutje, siç e kemi thënë, do të shohim një anë tjetër të medaljes së asaj që kemi parë deri tash”, është shprehur ai.

Lexo edhe:  Publikohen pamjet brutale të dhunës së Radoiçiq, grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut