Prizrenasi futet në sherr me vëllain, ia rrah bashkëshorten posa del nga shtëpia

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici.

Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në Prizren dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga njëri prej tyre, i cili ka raportuar se vëllai i tij pasi ishte kapur me të, ia ka sulmuar bashkëshorten dhe për të mos mbaruar me kaq, e ka rrahur edhe motrën e tyre.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi viktima u largua nga shtëpia dhe vëllai i tij dyshohet se shfrytëzoi rastin, për t’iu hakmarrë, duke çuar dorë mbi kunatën.

Si rezultat i denoncimit, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Konflikt familjar në Fushë Kosovë: 44-vjeçarja sulmon fizikisht motrën e saj, intervenon Policia