Prizren: Gjendet i vdekur një person në garazhin e banesës

Një person është gjetur i vdekur në garazhin e objektit banesor mesditën e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, shkruan Gazeta Insajderi.

“Prizren / 02.03.2024 – 14:18. Raportohet se në garazhin e objektit banesor, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Reja rrah vjehrrën e moshuar në Fushë Kosovë, e godet me papuqe në sy