Prizren: 51-vjeçari denoncohet për dhunë në familje, Policia i gjen armë, granata dore e raketahedhës

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në një familje në Zojz të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një 51-vjeçar po dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, por edhe ndaj djalit të tyre.

Pasi i dyshuari u denoncua për dhunë, viktimat e zbuluan se i njëjti posedonte edhe armë ilegale, çka e shtyri Policinë që ta bastisë shtëpinë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e  të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy raketahedhës me predha, granata dore dhe armë zjarri.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për dy vepra penale, “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe:  Ish-ushtarja e UÇK-së: Në luftë mu dhurua armë nga vëllai për 8 Mars