Prizren: 44-vjeçari vendos flamurin ‘UÇK’ në autobusin me tabela të Serbisë, arrestohet pasi dyshohet se sulmoi priftin

Një incident që dyshohet se eskaloi në sulm ka ndodhur të dielën Prizren, pasi një qytetar prizrenas vendosi një flamur në një autobus me tabela të Serbisë që u ndal te Ura e Arastës. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar.

Rastin e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren, si dhe janë zbuluar detajet.

Siç merr vesh Sinjali, gjithçka nisi pasi vizitorët serbë zbritën nga autobusi me tabela të Vranës, kur një qytetar i Prizrenit u afrua dhe vendosi një flamur me mbishkrimin ‘UÇK’.

Pas kësaj, një prift serb dyshohet se doli te autobusi, ku ndodhej edhe i dyshuari, por ky i fundit e ka kapur për krahu dhe e ka larguar.

Posa rasti është raportuar në Polici, njësitet përkatëse kanë intervenuar, ndërkohë që pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, i dyshuari është prangosur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajte për 48 orë dhe ndaj tij është inicicuar rasti “Sulm”.

Lexo edhe:  Skenderaj përjashtohet nga ‘Epopeja e UÇK-së’, Komuna: Qeveria duhet të tregojë arsyet