Pritje deri në një orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Fluks  jo shumë i madh i automjeteve vërehet sot në pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe atë në Merdarë.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdarë mëngjesin e sotëm janë deri mbi një orë. Pritje pak më të vogla, deri në gjysmë ore ka te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.

 

Lexo edhe:  Avokati i Isni Kilajt, Edwards: Qeveria po ua kthen shpinën veteranëve në Hagë