Pritje deri në 6 orë e kolona 3 kilometërshe, gjendja aktuale nëpër pika kufitare
Kolona të gjata deri në 3 kilometra janë krijuar në pikën kufitare në Merdarë. Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, mërgimtarëve po u duhet të presin deri në 6 orë.
Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, Muçibabë e në Mutivodë.
Kolona te Dheu i Bardhë është e gjatë 2 mijë e 300 metra e pritjet 3 orë. Në Muçibabë pritjet 2 orë e kolona deri në 1 mijë metra, derisa në Mutivodë pritjet janë deri në 2 orë.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.