Pritej të përfundohej më 2023: Autostrada Prishtinë-Gjilan kantier ndërtimi me gropa e lloç

Shumë pak makineri dhe punëtorë u panë duke punuar në atë që njihet si “Autostrada Prishtinë-Gjilan”, më 17 janar.

Ndërtimi nisi para gjashtë vjetësh, por punët në terren duket se po shkojnë shumë ngadalë. I gjithë projekti pritej të përfundohej në fund të vitit 2020.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se janë paraqitur probleme të ndryshme nisur nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.

Lexo edhe:  Këta janë të dyshuarit për investime në Kosovë, me para të fituara ilegalisht në Belgjikë