Prishtinë: Shtetasi i Maqedonisë ia vjedh iPhone 14-shin gruas në autobus, arrestohet nga Policia

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet.

Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur para disa javësh në një autobus në Prishtinë, ku një person kishte vjedhur telefonin e njërës prej udhëtareve.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të zbulohet i dyshuari, i cili ka rezultuar të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut.

55-vjeçari që dyshohet se vodhi telefonin e tipit iPhone 14, është arrestuar dje në pikën kufitare në Han të Elezit dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Shpëtohet foshnja 20-ditore pas 60 orësh, mbante një tufë flokësh të nënës së tij në dorë