Prishtinë: Dy të rinj ndalen për kontroll nga Policia, kapen me drogë në veturë

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucione.

Një rast i tillë është zbuluar në Prishtinë, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë brenda së cilës ndodheshin disa persona.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit është gjetur një sasi me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Narkotikët janë sekuestruar, ndërsa dy të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit do të hetohen për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.’

Lexo edhe:  Dje u dha viza e fundit nga Gjermania, Visametricu mbetet “shkret”