Prishtinë: Aksidentohet motoçikleta, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën “Bajram Kelmendi” mbrëmjen e së martës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:20, në rrugën Bajram Kelmendi në  -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona ( ngasësi i motoçikletësdhe pasagjeri ),kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Lexo edhe:  Pagoi me 50 euro false në një lokal, 18-vjeçari në Ferizaj arrestohet për falsifikim parash