Prishtinë: 26-vjeçari e bën llom të dashurën e tij, e rrah dhe e ngreh zhag për flokësh

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga burrat me të cilët vendosin ta kalojnë jetën.

Një rast i tillë është denoncuar edhe mbrëmë pas mesnate në rrugën “Arbëria” në Prishtinë, ku një 22-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë, si pasojë e dhunës së ushtruar nga i dashuri i saj, me të cilin bashkëjeton.

Sinjali mëson se 26-vjeçari A.H., dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij, duke e goditur me grushte dhe më pas e ka zvarritur për flokësh, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë 33-vjeçarin, i cili më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Mërgimtari në Francë ndahet nga jeta në moshë të re