Prishtinë: 24-vjeçari sulmohet nga pesë persona pas një mosmarrëveshje në trafik

Rreth orës 4 të mëngjesit ditën e djeshme ka ndodhur një mosmarrëveshje trafiku në zonën industriale në Prishtinë.

Burime nga Polica bëjnë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se një 24-vjeçar ka deklaruar në polici se është sulmuar nga pesë persona.

Gjithashtu ky burim thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë identifikuar dhe janë shoqëruar në polici.

Të njëjtit pas intervistimit me udhëzim të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Humb jetën shqiptari në Itali, u aksidentua me motor