Prishtinasit ia vjedhin 4 goma në garazhën e banesës së tij, vlera e tyre rreth 300 euro
Një person ka raportuar dje në polici se në garazhën e objektit ku banonte i janë vjedhur 4 goma të veturës.
Burime brenda policisë bëjnë të ditur për Gazetën Online Reporteri. net se personi në fjalë i kishte lënë ato goma para shtatë muajve aty, e të cilat kapin vlerën e 300 eurove.
Rasti ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë.
Në lidhje me rastin prokurorja kujdestare ka udhëzuar të inicohet rasti dhe t’i referohet hetimeve.