Prishtinasi detyroi një grua për tri vite të kryejë marrëdhënie seksuale me të

Një grua ka raportuar se nga viti 2018 deri në vitin 2021 një person e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bë e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe është cilësuar si “dhunim dhe shtrëngim”.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është në hetime.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën e cekur, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Deputeti ukrainas në KiE: Sulmi terrorist me 24 shtator ndaj Kosovës më kujton fillimin e pushtimit rus