Prindërit i shkojnë për vizitë Thaçit në Hagë

Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë shkuar për ta vizituar atë në Hagë.

Thaçi ka hyrë në vitin e katërt të qëndrimit në paraburgimit. Atje u dërgua që nga nëntori i vitit 2020, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Arrestimet kishin ardhur pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale kishte konfirmuar aktakuzën ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Lexo edhe:  Aksident në Livadicë të Podujevës, rrokulliset një veturë – Policia në vendin e ngjarjes