Prezantohet projekti për master planin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Kompania gjermane “Gerber architekten international” është fituesja e projektit të master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sipas master-planit të kësaj kompanie, pjesë e kompleksit memorial do të bëhet një shteg ecje, shtëpia e mbijetesës të mbrohet nga disa xhama transparentë, kulla vrojtuese të rindërtohen në të njëjtën mënyrë dhe fabrika e municionit të shndërrohet në kullë dhe të vizitohet nga vizitorët.

Kryeministri Albin Kurti gjatë prezantimit të projektit, ka thënë se synimi i këtij procesi të rëndësishëm është që kompleksi të marrë pamjen dhe trajtën e një peizazhi historik.

Ndërsa, profesori Eckhard Gerber nga kompania fituese gjermane, ka theksuar se ky do të jetë një projekt i rëndësishëm.

“Ndihem shumë i prekur jo vetëm nga kjo ngjarje sot, por nga e tërë historia. Do të jetë një projekt që do të prezantojë projektet e jashtëzakonshme dhe imputet e familjes Jashari. Kosova e ka vendin e vet në botën e lirë të shteteve demokratike”, tha ai.
Reagon MKRS: S’ka pezullim të procedurave për master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari • KosovaPress

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari është shprehur se trualli i Jasharëve legjendarë është vendlindja e secilit dëshmor, martir, veteran e qytetar të Kosovës që nuk kursyen asgjë për lirinë e vendit.

Ndryshe, projekti pritet të përfundohet brenda 22 muajve.

Lexo edhe:  “La ilahe, Aga Hoxhë e kam tradhtu burrin”, imitimi i Shefqet Krasniqit nga analisti Behrami