Prevalla në mëshirën e fatit, nuk ndërhyn dora e shtetit- Shkaktohet kaos në rrugët me borë

Rrugët që çojnë për tek Prevalla janë mbuluar nga bora dhe po shkaktojnë kaos në komunikacion.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje në adresë të mediumit, kurse e kanë përshkruar situatën si “kaotike”.

Në videon që besohet të jetë realizuar sot, shihet se rreziku për aksident ekziston çdo moment për shkak të mos-intervenimit për pastrimin e borës.

Lexo edhe:  Valon Syla paralajmëron “listë të zezë” nga Amerika për dikë nga Vetëvendosje