Presidentja Osmani sot përballë Christiane Amanpour në CNN, do të flasë për zhvillimet në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të jetë e ftuar për intervistë në CNN përballë gazetares amerikane Christiane Amanpour, ku do të flasë për zhvillimet e fundit në veri të vendit, sulmin terrorist, vrasjen e policit kosovar dhe për alarmin amerikan se trupa të shtuara të ushtrisë serbe janë vendosur në kufi me Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar vetë Amanpour e cila dje ka intervistuar presidentin serb, Aleksander Vucic.

“Presidentja e Kosovës më bashkohet mua nesër“, ka shkruar gazetarja amerikane.

Intervista raportohet se do të zhvillohet sot në orën 19:00.

Lexo edhe:  Ky është hajni që dyshohet se vodhi 1 mijë euro në një market në Emshir, bie në pranga të Policisë