“Premtoi ulje çmimi, por e dyfishoi”, Bajrami publikon një video kur Kurti thoshte se do të lironte çmimin e rrymës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar një video të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti të vitit 2019 ku premtonte se do ta lironte energjinë eletrike.

Bajrami thotë se çmimi i energjisë është dyfishuar. Këtu ajo përmend edhe kompaninë e vëllait të shefit të kabinetit të Kurtit, Luan Dalipit.

“Nga premtimi i Albin Kurtit se do të lirojmë energjinë elektrike, sepse është tepër e shtrenjtë kur ne rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, te rritja e çmimit dyfish për të gjithë.
Nga deklarimi se nuk bëjmë politika për 1% të kompanive (kishin fjalën për 1300 që i përjashtuan nga shërbimi universal i furnizimit me energji) deri te politika që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe kompaninë e Vuk Hamoviçit”, shkruan deputetja e LDK-së.

“Kjo është Republika nën qeverisjen e Albin Kurtit, e stërkequr nga korrupsioni dhe interesat e ngushta”, shkruan tutje Bajrami.

Lexo edhe:  Këto janë ushtritë më të forta të botës, në këtë pozitë radhitet Kosova