Prekëse: Vdekja e Afrim Bunjakut ua riktheu dhimbjen e humbjes së të birit, prindërve të policit Malsor Dashi

Tash e pesë vite më parë, dy policë humbën jetën pasi vetura e tyre ra në greminë. Bëhet fjalë për Armend Trenën e Malsor Dashin.

Ekipi i lajmi.net vizitoi familjen e këtij të fundit, menjëherë pas vdekjes së Afrim Bunjakut, rreshterit që u vra nga terroristët në Manastirin e Banjskës.

Familjarët u përlotën teksa rrëfenin pjesë nga jeta e të birit, që humbi jetën nga fatkeqësia.

Veç kësaj, ata shpalosën edhe emocionet pas rastit të fundit në Zveçan.

Lexo edhe:  Gruja e ish intelektualit mitrovicas, Agim Hajrizi, dhuron për 10 nxënës nga 50 euro