Prekëse: Nëna kërkon t’i dhurojë veshkën djalit që vuan prej 3 vitesh

Një 36-vjeçar nga Elbasani i cili prej 3 vitesh bën dializë për shkak të dështimit të veshkave, ka treguar se duhet të bëhet një operacion që jeta e tij të shpëtojë sepse nëse vazhdon kështu gjendja e tij vit pas viti do rëndohet.

Nëna e tij e moshuar ka dalë vullnetare që djalit të saj t’ia dhurojë veshkën, por duhen para për këtë operacion, gjë që familja nuk i ka.

Për këtë arsye Shkëlqimi i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që sado mundësi të kenë, ta ndihmojnë. Ai shpreson që një ditë të bëhet i shëndetshëm për hir të dy vajzave të tij të vogla, të cilat mërziten shumë kur e shohin në gjendje të rënduar shëndetësore.

E moshuara është shprehur e gatshme t’i shpëtojë jetën djalit të saj pa e menduar dy herë.

Sipas mjekëve, nëna është e shëndetshme, nuk vuan nga asnjë sëmundje kronike, prandaj ajo mund t’ia dhurojë veshkën.

Shkëlqimi shpjegoi në Top Channel se mjekët i kanë thënë se nuk ka rëndësi mosha, nëse nëna është plotësisht e shëndetshme, mund të bëhet dhuruesja e veshkës.

36-vjeçari tregoi se ka hapur një llogari bankare dhe e ka shpërndarë në rrjete sociale me shpresën se dikush do e ndihmojë.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një 46-vjeçar në shtëpinë e tij në Prizren, dyshohet për vetëvrasje