Pranverë në shkurt – ky do të jetë moti në javën e fundit të muajit

Moti në javën e fundit të shkurtit do të mbajë mot i butë, ndërkaq të enjten dhe të premten priten reshje të dobëta shiu.

Kështu ka bërë të ditur Prishtina Weather.

Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 16C e 17C ditëve të para të javës, e më pas zbresin në 12C e 14C.  Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 4C e 8C.

Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.

26.02 – Butë dhe me erë.  Më shumë vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.

27.02 – Mot i butë dhe intervale me diell fillimisht.  Gjatë ditës shtim i vransirave.

28.02 – Mbetet butë, kryesisht me vransira dhe erë.

29.02 – Kryesisht me vransira dhe erë.  Herë herë priten edhe reshje të dobëta shiu.

1.03 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet përreth vlerave normale ditëve të ardhshme.

Lexo edhe:  Policia zbardh dinamikën e ngjarjes tragjike në Tiranë: 20 mijë euro shpërblim për atë që ndihmon në kapjen e autorëve