Postimi “tmerrues” i Rejhan Belës në ‘TikTok’ një natë para vrasjes së rreshterit Lika
Rejhan Bela, 18-vjeçari i arrestuar nën dyshimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, e ka “paralajmëruar” burgosjen e tij.
Një ditë para ekzekutimit me katër plumba të rreshterit Lika, 18-vjeçari kishte bërë lutje për lirimin e myslimanëve nga burgjet.
Më 31 mars të këtij viti, në një profil në TikTok që dyshohet se i përkiste Rejhan Belës, ishte publikuar një shkrim me lutje për lirimin nga burgjet të myslimanëve.
Bela ishte lutur që të lirohen të gjithë myslimanët.
“Allahu i liroftë të gjithë vëllezërit myslimanë nga burgjet”, shkruhej në postimin në TikTok të shoqëruar me një Ilahi.