Policia zbardhë rrethanat e vdekjes tragjike të 34 vjeçarit Arban Sopjani

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e Arbanit Sopjanit, 34 vjeçarit nga Hajvalia.

Njoftimi i plotë:

Humb jetën në aksident trafiku një këmbësor

Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Trupi i viktimës :

A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore,
ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Vdes në aksident Arban Sopjani, la pas gruan dhe vajzën e tij

Lexo edhe:  Vrasja e kunatit me 10 plumba, djali i të dyshuarës rrëfen problemet familjare