Policia ua ndalon kompensimin e punës jashtë orarit zyrtarëve të saj – zbulohet dokumenti
Qeveria e Kosovës nuk ua ka paguar zyrtarëve policor shtesat për ndërrimin të natës dhe orëve shtesë. Përtej kësaj Policia në mënyrë të jashtëligjshme, po ua ndalon shtesat që u takojnë me ligj zyrtarëve policor.
Nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë, zyrtarët policor kanë marrë një letër ku njoftohen nuk do të evidentohet asnjë kompensim.
Gazeta online Reporteri.net, ka siguruar shkresën që u ka shkuar zyrtarëve policor nga drejtori rajonal i Policisë, Basri Shabani.
“Ju njoftojmë se me urdhër të Drejtorisë Rajonale, asnjë orë kompensim për zyrtarët policor nuk mund të evidentohet në sistemin PRMIS. Orët me kompensim nuk mund të regjistrohen as në rastet kur zyrtarët policor, angazhohen në trajnime të brendshme, ricertifikim apo edhe kur mesin punë jashtë orarit.”, thuhet në shkresë.
Sipas kësaj shkrese zyrtarët policor mund të kompensohen vetëm në rast se angazhohen në ndonjë plan operativ.
“Vetëm në rastet kur zyrtarët policor angazhohen nga Operativa lidhur me ndonjë Plan Operativ në të cilin plan është cekur me shkresë se mund të angazhohen zyrtar policor me Kompensim dhe të plotësohen format e kompensimit.”, thuhet tutje.