Policia ua ndalon hyrjen në Kosovë motoristëve serbë
Policia ka marrë vendim për ndalimin e disa motoristëve serbë të cilët ishin nisur drejt Kosovës.
Sipas zv/drejtorit të Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, motoristët planifikonin të hynin në Kosovë përmes pikë-kalimit kufitar në Jarinjë.
Për këtë arsye, automjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur sot në drejtim të Jarinjës.
“Kemi informata që disa motoristë serb janë nis drejt Kosovës. Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së sigurisë ka marrë vendim që atyre të iu ndaloj hyrjen në Kosovë. Kjo duke pas parasysh se mund të shkaktojnë destabilizim”, ka thënë Elshani.
Ai ka thënë se ekipet shtesë të Policisë së Kosovës në Jarinjë janë dërguar për arsye sigurie.