Policia: Sulmi ndaj dy shqiptarëve u krye nga një grup kriminelësh të maskuar

Dy shqiptarë janë sulmuar sot gjatë ditës në Mitrovicën e veriut.

Sipas policisë ata janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët ishin të maskuar.

Personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e policisë

Lexo edhe:  KEDS publikon hartën, kështu do të jenë reduktimet nëpër komuna