Policia shpall në kërkim një të dyshuar për vjedhje të rëndë, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të një personi që dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë.

Personi i kërkuar është Lirim (Zymer) Kurtaj i lindur më 13 maj të vitit 1998 nё Trestenik-Pejё.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Shkarkime rrufesh e rënie temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot