Policia sheh dy persona të dyshimtë në xhuma tek Xhamia e madhe, ua kontrollojnë çantat
Shumë policë kanë ardhur tek Xhamia “Isa Beg” në Mitrovicë, pasi dy persona të dyshimtë janë parë aty.
Ata kanë nisur t’i kontrollojnë çantat e tyre të krahut që duken si ushtarake, shkruan “Jepi zë”.
Nga pamjet e siguruara nga “Jepi zë”, shihet se Policia ka kontrolluar detajisht çantat.
Siç mësohet, ata janë shtetas të huaj dhe deri tash nuk dihet arsyeja e qëndrimit në Mitrovicë.
Pas kontrollit, Policia ka marrë dy personat e dyshimtë dhe i ka dërguar në stacion policor.
Ende nuk dihen detaje për çfarë u kontrolluan.