Policia serbe arreston një shqiptar në kufi, 33 vjeçarit iu gjet flamuri i UÇK-së
Një shtetas shqiptar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në pikë-kalimin kufitar në Merdare.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, i arrestuari është L.D, 33-vjeçar, me shtetësi shqiptare.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të furgonit që po drejtonte L.D është gjetur një flamur i UÇK-së.
L.D është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që po akuzohet për Nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

