Policia reagon ndaj zjarreve të fundit, identifikon disa të dyshuar
Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka rritur përpjekjet për menaxhimin dhe parandalimin e zjarreve që kanë prekur zona të ndryshme, përfshirë ato pyjore, rurale, periferitë e banimit dhe brenda qyteteve.
Pothuajse në të gjitha rastet, policia ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar evakuimin e qytetarëve, kontrollin e trafikut dhe sigurimin e zonave të prekura. Po ashtu, pos këtyre janë zhvilluar edhe vizita në terren për të informuar dhe mbështetur banorët.
Policia e Kosovës, në kordinim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, ka vepruar ndaj shërbimeve zjërrfikëse, dhe po ashtu me institucionet e tjera përkatëse për të ndaluar përhapjen e zjarreve dhe minimizuar dëmet materiale.
Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar nëse disa nga këto incidente janë të qëllimshme, dhe se disa persona janë identifikuar dhe rastet e tyre po trajtohen me seriozitet.
Policia apelon tek qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë, duke ndihmuar kështu në parandalimin e zjarreve. Gjithashtu, kërkohet kujdes i shtuar për të shmangur veprimet që mund të shkaktojnë zjarr.
“Policia është me ju – së bashku mbrojmë komunitetin tonë”.