Parashkimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot pranveror, me rritje të temperaturave, rreze të shumta diellore dhe erëra nga jugperëndimi, por priten vranësira lokale.

Temperaturat ditore pritet të shënojnë rritje dhe ajo minimale rreth 0 gradë Ceslius, ndërsa maksimalja deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin ngase do të kemi fuqizimin e rrymimeve ajrore nga jugu dhe jugperëndimi. Pak më shumë vranësira parashihen në Shqipëri ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë shiu.

Të dielën na pret mot me diell dhe shtim të vranësirave, por vazhdon mot i ngrohtë, ndërsa fronti potent afrohet nga veriperëndimi i cili arrin në Kosovë vonë në mbrëmje duke kushtëzuar shtim masiv të vranësirave dhe reshje e rrebeshe të dendura shiu. Gjatë natës erërat do të kthehen nga veriu dhe në viset malore do të fillojnë reshje të dendura bore. Ka mundësi që fjolla të dendura bore të ketë edhe në disa zona tjera. Reshje të dendura shiu e bore (në viset malore) priten edhe në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë, ndërsa fronti përparon drejt viseve tjera të Shqipërisë dhe në Maqedoninë Veriore me reshje e rrebeshe shiu dhe ulje të temperaturave.

Ky front do të jetë mjaft i fuqishëm por do të kalojë shumë shpejt, ngase të hënën pasdite presim përmirësim gradual të motit./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Dy mërgimtarë në Austri vodhën pemë e perime, dalin para gjykatës