Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Prizren

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Aziz Gashit, të dyshuar për vrasjen e Beqir Morinës, në Prizren të dielën.

Njoftimi:

Kerkohet i dyshuari per rast “Vrasje”

Prizren, 04 Shtator 2023

Lidhur me rastin “ Vrasje “ te dates se djeshme 03.09.2023 te ndodhur ne Rr.” Qerqiz Topulli “ ne Lagjen Arbane te Prizrenit , nga ana e njesiteve policore relevante jane ndermarre te gjitha veprimet e duhura procedurale hetimore e ligjore.

I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur ,perkunder perpjekjeve te bera ende nuk eshte arrite qe te lokalizohet vendqendrimi i tije

Jane njoftuar te gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore ne nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise.

Me qellim te lokalizimit te venqendrimit te te dyshuarit dhe te arrestimit te tije sa me te shpejte ,nga ana e Prokurorise Themelore te Prizrenit leshohet Autorizim per publikimin e fotografise se te dyshuarit .

Kerkohet ndihme e te gjitha mediave dhe qytetareve qe per qfredo informate per vendndodhjen e te dyshuarit te njoftohet ne Stacionin me te afert policor ne menyre qe te behet arrestimi i te dyshuarit dhe te mundesohet sa me pare zbatimi efikas i procedurave te metejme ligjore.

Lexo edhe:  Rregullat e reja: Policët duhet të deklarojnë të dashurat e tyre